Telegrafi

Krejt po ikin: As zogjtë shtegtarë s’po vijnë si më parë në Kosovë

Dikur shpezë të ndryshëm pushonin në këto hapësira, derisa lëviznin nga vendet më të ftohta drejt atyre më të ngrohta.

“Ka pas turlifar krijese…”, thotë një banor.

Por, në Organizatën Joqeveritare për mbrojtjen e zogjve, “Finch”, thonë se po mungojnë investimet për zogjtë shtegtarë dhe krijesat e tjera që ushqehen në këto hapësira, pasi nuk po hidhet ushqimi për shpezët.

“Nuk duhen shumë investime, por Kosova asnjëherë nuk është kujdesur për zona të tilla”, Nexhmedin Ramadani.

Sipas Ramadanit, edhe kjo hapësirë në fshatin Radevë të Lipjanit është njëra ndër tokat e lagura që do të duhej të shpallej ligatinë e mbrojtur.

Banorët e afërt të kësaj zone thonë se shpezët më shpesh vizitonin këtë hapësirë para vitit 2000.

“Para lufte shumë lloje vinin knej”, thotë njëri nga ta.

Ndryshe, 2 shkurti është edhe Dita Botërore e Ligatinave. Sipas drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtjen Mjedisit, Ilir Morina, institucioni të cilin ai drejton nuk ka financa për vitin 2015 dhe për këtë nuk është organizuar asgjë, nuk është duke u punuar për zbulimin ligatinave tjera e as mirëmbajtjen e tyre.

Henci është e vetmja ligatinë e shpallur përmes ligjit për mbrojtjen e natyrës. /Klan Kosova/