Site icon Telegrafi

“Krejt nga Pak”, një format i ri televiziv që do të vijë së shpejti nën moderimin e bukuroshes Rina Imeri

Rina Imeri (Foto: Norik Uka)

Shumë shpejt ekraneve tona do t’i shtohet edhe një emision i veçantë i titulluar “Krejt nga Pak”.

“Krejt nga Pak” do vijë si një emision më i veçantë, pasi që tek ne mungon të dielave pasditeve një emision i tillë. “Krejt nga pak” do të ofrojë një emision për të gjithë, duke nisur nga fëmijët, të rinjtë e deri tek të pjekurit. “Krejt nga Pak” pse jo është edhe për të gjitha shijet. Përmbajtja e “Krejt nga Pak” është disa segmente ose rubrika, duke u nisur nga kuzhina ku do të ofrohen shumë receta, dhe krahas recetave do të fillojmë një kurs të gatimit gjatë tërë emisioneve. Fëmijët do jenë një garë interesante mes vete, ku do garojnë shkollat e ndryshme nga mbarë Kosova.
Rina Imeri është përzgjedhur si njëra nga moderatorët e këtij emisioni.

Ajo tregoi në një intervistë për Telegrafin se është mjaft entuziaste për këtë projekt, ftesën e të cilit e pranoi me shumë kënaqësi.

“Ftesa na ka ardhur nga produksioni i “Krejt nga Pak”, krahas nesh pjesë e moderimit do të jenë edhe Erza Ramukaj nga “O Sa Mirë”, po ashtu Ernest Zymberi nga “O Sa Mirë” dhe kemi ‘Tulin’ dhe ‘Sahadeten’ nga “O Sa Mirë” tek lojërat e fëmijëve. Ne jemi të nderuar që na kanë përzgjedh dhe që na kanë besuar këtë projekt, shpresojmë që produksioni do të jetë i kënaqur me ne”, ka thënë Rina për Telegrafin.

Rina Imeri (Foto: Norik Uka)

Tutje, ajo tregoi se fakti i të qenit një figurë paska e popullarizuar në rrjetet sociale, ka çuar deri në marrjen e një ftese të tillë nga produksioni.

“Ndoshta kjo ka qene edhe arsyeja pse produksioni na ka besuar moderimin, por mendojmë që të dy palët janë përputhur më së miri që projekti të ketë sukses. Së pari është një udhëtim i gjatë, gjatë tërë vitit 2020 do jemi së bashku, do jetë një emision katër orësh, vet përmbajtja e emision dhe formati i saj jep energji pozitive edhe njëkohësisht orë të hareshme”, ka thënë tutje Rina.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Rina nuk heziton të tregojë për publikun pak nga personaliteti i saj, gjersa rrëfen edhe vështirësitë e një gazetareje drejt moderimit.

“Projekti ”Krejt nga Pak” është projekti im i parë televiziv, kam qenë pjesë edhe një projekti tjetër televiziv. Si gazetare moderimi ka qenë njëra nga dëshirat dhe pasionet e mija, kështu që të punosh një punë që e ke ëndërruar është vetëm kënaqësi. Për momentin jam koncetruar vetëm te “Krejt nga Pak”. Mendoj që ajo që duhet të dijë publiku për Rinën është që unë jam tip i buzëqeshur, dhe do përpiqem maksimalisht që këtë buzëqeshje ta transmetoj edhe te ata, për të mirën e tyre – aq sa të mos kenë nevojë për të ndërruar kanal”, ka përfunduar Rina Imeri. /Telegrafi/

Rina Imeri (Foto: Norik Uka)
Exit mobile version