Programi më i ri në ekranet tona “Krejt Ka’pak” i paralajmëruar tash e sa kohë, ka tashmë zyrtarisht një datë startimi.
Këtë të diele do të transmetohet episodi i parë i emisionit me karakter argëtues, promoja e të cilit është publikuar tashmë edhe në rrjetet sociale.
Prezantuesja e emisionit, Rina Imeri, shfaqet mjaft atraktive në reklamën promovuese, teksa bën të ditur se “Krejt Ka’pak” do të nisë të dielën në orën 13:00.
Ky emision do të zgjasë plot katër orë dhe është planifikuar si një program me karakter argëtues i pasdites së të dielave.
Protagonistë të këtij programi televiziv do të jenë yjet e hit serialit komik, “O Sa Mirë”.
Ernest Zymberi, Erza Ramuka, Rina Imeri, Olti Batalli e Erza Sylejmani janë prezantuar si pjesë e shout “Krejt Ka’pak”. /Telegrafi/