Telegrafi

“Krejt ka Pak” vjen me mysafirë specialë këtë vikend

Programi argëtues i të dielës, “Krejt ka Pak”, vjen këtë fundjavë me një edicion të veçantë me mysafirë specialë.

Duke qenë në periudhën e pandemisë, emisioni këtë javë vjen me mysafirët e ftuar përmes formës vituale.

Mihrije Braha me Naim Abazin, Albina Kelmendi e Dritan Shakohoxha janë disa prej të ftuarve të kësaj jave.

“Krejt ka Pak” në promon e publikuar në Instagram, ka treguar disa nga sekuencat e emisionit që do të transmetohet të dielen.

Programi “Krejt ka Pak” vjen për shikuesit çdo të diele prej orës 13:00 në RTK. /Telegrafi/