Programi tashmë i popullarizuar në vend, “Krejt ka Pak”, edhe këtë fundjavë vjen me një edicion special.
Megjithëse jemi në periudhën e pandemisë së coronavirusit, ky emision kujdeset që t’i mbajë njerëzit më aktiv edhe përmes formës virtuale.
Në bazë të postimit të publikuar në Instagram, mysafirët e kësaj jave janë: Big Mama, Robert Berisha, Agim Gërguri nga grupi “Fisnikët” e po ashtu edhe artistja Vesa Smolica.
Ndërkaq, një interpretim ekskluzivisht për “Krejt ka pak” do ta bëjë edhe artistja e re në skenë, Merita Latifi.
Në disa postime të publikuara në faqen zyrtare të “Krejt ka Pak” në Instagram, mund të mësoni më shumë rreth surprizave të emisionit.
Duhet theksuar se “Krejt ka Pak” vjen për shikuesit çdo të diele prej orës 13:00 në RTK. /Telegrafi/