Site icon Telegrafi

“Krejt ka pak”, emisioni i ri i gatimit që do t’ju mësojë gjithçka rreth kësaj lëmie (Video)

“Krejt ka pak” është një emision nga gastronomia, i cili në këtë kohë të jetës së shpejtë dhe dinamike do t’ju dalë në ndihmë për të gatuar “krejt nga pak…” prej të gjitha lëmive të gastronomisë, ose më mirë të themi nga kuzhina.

Krahas recetave të ndryshme, ky emision do të fillojë edhe një kurs televiziv mbi gastronominë, ku disa nga Chef-at do t’ju këshillojnë dhe mësojnë “Krejt nga pak…” rreth kuzhinës.

Këshillat do të jenë për të gjitha lëmitë e gastronomisë, duke u nisur nga përdorimi i thikave e deri te përgatitja e recetave më të ndërlikuara.

Emisioni do të ketë rubrika të veçanta për brumëra, ëmbëlsira, mishëra etj., ndërsa ‘deserti’ i këtyre rubrikave do të jetë rubrika “SuperChef”, ku shikuesve do t’iu prezantohen receta të veçanta nga Chef-a të ndryshëm profesional. Pra, siç po e shihni, emisioni do t’iu sjellë Krejt nga pak nga kuzhina.

Emisioni i parë do të transmetohet në RTK me datën 25 mars (e diele), duke filluar nga ora 11:00.

Ju ftojmë ta ndiqni promon e këtij emisioni të veçantë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bZ537mc7lck

Exit mobile version