Dy boca gazi lotsjellës janë hedhur në seancën e sotme plenare. Sali Salihu e ka përsëritur dy herë veprën e njëjtë brenda sallës plenare.
Pos kësaj, opozita ka përdorur edhe drita laserike në drejtim të kryesuesit dhe ministrit Skënder Hyseni.
Lehtë nuk shpëtoi as kryeministri, të cilin me ujë e gjuajti deputeti i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka.
Kryeministri dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së kanë kërkuar më shumë përgjegjësi nga organet e sigurisë në vend.
Pas këtyre zhvillimeve, Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, duke paralajmëruar se nuk ka normalitet në një vend që udhëhiqet nga një qeveri antikushtetuese.
Përplasjet e opozitës me Policinë nuk munguan as këtë herë.