Site icon Telegrafi

Krejt çka ndodhi në gjykimin e Lushtakut e Selimit (Video)

Drejtësi ka kërkuar nga Gjykata e Apelit kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku.

Ai ka folur para trupit gjykues, duke argumentuar të metat e aktgjykimit të shkallës së parë, që e ka dënuar me 12 vjet burgim, të cilin Lushtaku e ka quajtur turp të Gjykatës Themelore, raporton KTV.

Ka thënë se ky gjyq i padrejtë ia ka marrë gjënë më të shtrenjtë, lirinë.

Lushtaku është dënuar bazuar në dëshminë e Dëshmitarit të mbrojtur D për vrasjen e një personi të paidentifikuar dhe të cilit nuk i është gjetur trupi.

Mbrojtja e tij ka kërkuar lirim të Lushtakut, duke thënë se dëshmia e Dëshmitarit D nuk mbështetet nga asnjë dëshmitar tjetër e as nga prova materiale.

Anulim të aktgjykimit ka kërkuar edhe mbrojtja e Sylejman Selimit, i dënuar me 6 vjet burgim për krime lufte.

Exit mobile version