Deri më 29 maj i është caktuar paraburgimi Azem Sylës, ish-deputet i PDK-së dhe ish-komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
Kështu ka vendosur gjyqtarja e EULEX-it, Marie Tuma, duke miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, derisa është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.
Në grupin prej 50 personash që po hetohen nga Prokuroria speciale, Syla, është bërë i shtati i arrestuar e që ka marrë masën e njëjtë, derisa avokati i tij, Tomë Gashi, ka paralajmëruar ankesë në apel.
Ish-deputeti Syla, po hetohet për veprat penale krim i organizuar, shpëlarje parash dhe dhënie ryshfeti, raporton KTV.
Megjithatë, avokati Gashi, thotë se edhe Prokuroria ka pranuar se të vërtetohen pretendimet ndaj Sylës, do të jetë e vështirë, pasi që nuk ka shumë gjurmë, dhe lënda mbështetet në deklarata të dëshmitarit bashkëpunues, Nazim Bllaca.
Të premten paradite, Azem Syla u dorëzua tek autoritetet në pikën kufitare në Morinë, derisa për dy ditë ishte në kërkim.
RIKI AZEM SYLA 30 04 from Koha.net on Vimeo.