Site icon Telegrafi

Krejt çfarë dihet deri më tani rreth përpjekjes për atentat ndaj Donald Trump

Disa të shtëna në tubimin e ish-presidentit Donald Trump kanë shkaktuar një shpërthim shqetësimi dhe dënimi nga e gjithë bota ndërsa autoritetet hetojnë incidentin.

Por ja çfarë dimë deri tani:

Çfarë ndodhi: Të shtënat ndodhën të shtunën pasdite në mitingun në Butler, Pensilvani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personi i armatosur qëlloi disa herë nga një “pozicion i ngritur” jashtë tubimit përpara se të vritej nga personeli i Shërbimit Sekret, tha agjencia.

Burime policore thonë se autori i armës ka qenë në çati të një ndërtese.

Lexo po ashtu Të shtënat në tubimin e Donald Trump - dëshmitarët përshkruajnë ngjarjen

Ndërkohë imazhet treguan se si Trump po largohej me shpejtësi nga personeli i sigurisë me gjak në fytyrë.

Dëshmitë e dëshmitarëve okularë: Disa fillimisht menduan se tingujt kishin qenë fishekzjarre, ndërsa të tjerë përshkruan se kishin parë njerëz të goditur me armë zjarri.

Viktimat: Incidenti la të paktën një anëtar të audiencës të vdekur dhe dy pjesëmarrës të tjerë të plagosur rëndë, sipas Shërbimit Sekret. Edhe personi i armatosur ka vdekur.

Gjendja e Trump: Një zëdhënës tha se Trump është “mirë”, dhe Shërbimi Sekret tha se ai ishte i sigurt. Ish-presidenti tha në rrjetet sociale se u godit nga një plumb në “pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë”.

Lexo po ashtu Përpjekja për atentat ndaj Donald Trump – të gjitha zhvillimet, minutë pas mintue

Hetimi: Shumë agjenci federale janë përfshirë tani, me FBI-në në vendngjarje. Zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se të shtënat janë duke u hetuar si një atentat i mundshëm.

Deklarata e Biden: Presidenti Joe Biden foli me Donald Trump pas të shtënave. Biden tha më herët se ishte mirënjohës që Trump ishte i sigurt. Ai dënoi të shtënat dhe bëri thirrje që vendi të bashkohet, duke thënë: “Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune”. Biden po kthehet në Shtëpinë e Bardhë nga Delaware herët për të vazhduar të informohet për të shtënat. /Telegrafi/

Exit mobile version