Telegrafi

Kreditimi i banesave, shtrëngohen kushtet

“Shtrëngimi i standardeve do të jenë më i ndjeshëm në kreditë e dhëna për
individë me qëllim blerjen e banesave sesa ato për konsum,” thanë ekspertë të
bankave të nivelit të dytë. Sipas vlerësimit të tyre, standardet e kredisë për individët gjatë tremujorit të parë të vitit 2011 pritet të jenë më të shtrënguara krahasuar me nivelin aktual të tyre.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë përveç sektorit të ndërtimit, është një lajm i keq edhe për qytetarët e interesuar për të blerë një shtëpi dhe që shpresonin në lehtësimin e kushteve për marrjen e një kredie në bankë. Viti 2010 shënoi një prirje të theksuar rënieje prej -1.6 për qind në çmimin e banesave, niveli më I ulët për dekadën e fundit.

Ndërkohë, vetë Banka e Shqipërisë ka vërejtur se kërkesat e individëve për kredi me qëllim blerjen e një banese, si dhe për kredi konsumatore. Në vlerësimin e ekspertëve nevoja e financimit të konsumit dhe të banesës, vlerësohen nga bankat si faktori kryesor që rrit kërkesën për kredi për individët.

Të dhënat për tremujorin e fundit të vitit të kaluar tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të kërkesës për kredi, përkatësisht 17.5 për qind rritje për kreditë për banesa dhe 20.1 për qind për kreditë konsumatore. /Telegrafi/