Zgjerimi i kreditimit për ekonominë po rivitalizon investimet. Banka e Shqipërisë (BSH) bën të ditur se, stoku i huasë për ekonominë në fund të muajit shtator arriti në 553 miliardë lekë, me një zgjerim prej 0.7% me bazë mujore.
Rritja ka ardhur, në mbi 80% të saj nga kredia që është dhënë për bizneset. Ndërsa stoku i huasë për korporatat financiare arriti në 339 miliardë lekë, me një zgjerim mujor prej 0.9%.
Sipas BSH-së, gjatë kësaj periudhe është rritur edhe kredia për individët.
Karakteristikë është se huaja po jepet pothuajse tërësisht për blerjen e pasurive të paluajtshme, ndërsa kredia konsumatorë është në rënie. Sipas të dhënave të Bankës, stoku i huasë me probleme për individë është nën 10% ndërsa ai për biznese është afër 20%.
Një tjetër tendencë që kanë raportuar bankat është financimi i bizneseve të mesme e të vogla dhe heqja dorë prej kompanive të mëdha, ku ekspozimi është më i lartë dhe si rrjedhojë dhe risku i moskthimit është më i madh. /Telegrafi/