Site icon Telegrafi

Kreditim i paktë dhe i shtrenjtë i bujqësisë

Bujqësia mbetet sektori më pak i kredituar nga sektorë të tjerë të ekonomisë, artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Vetëm 4 për qind e kredive të lëshuara për ndërmarrjet janë të destinuara për bujqësinë. Përveç kreditimit të ulët, edhe niveli i kamatave për kreditë në bujqësi është më i lartë sesa për sektorët e tjerë.

Për dy pika të përqindjes është kreditimi më i shtrenjtë në bujqësi sesa në industri. Më i shtrenjtë del të jetë kreditimi i projekteve bujqësore sesa kreditimi për pushime apo blerje të veturave.

Këto të dhënat janë pjesë të raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version