Telegrafi

Kreditë, vazhdojnë të jenë të larta

Në publikimin e “Bankometrit” nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, ku është bërë një analizë për sistemin bankar, vlerësohet se në vend gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur lëvizje pozitive të interesit për kredi dhe se bankat për arsye të ndryshme ende vazhdojnë t’i mbajnë ato të larta.

Zyrtarë të GAP-it, pohuan se qëllimi i këtij projekti është ngritja e transparencës dhe zhvillimi i një konkurrence të shëndosh mes bankave. Kushtrim Puka, hulumtues i sektorit ekonomik në GAP tha se edhe gjatë kësaj periudhe në vend nuk është vërejtur rritje apo zvogëlim i normave të interesit.

Problem gjatë këtij hulumtimi, sipas tij, ka qenë mungesa e raportimit të unifikuar të normave të interesit në Kosovë, e për të cilën gjë, zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thonë se nuk mund të intervenojnë pasi ende nuk është ligji gati.
”Edhe gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur lëvizje të normale të interesit për kredi dhe se bankat në Kosovë, për arsye të ndryshme ende vazhdojnë t’i mbajnë ato të larta”, tha Puka.
Ai më tej tha se ata do ta nxisin fillimin e debatit dhe vazhdimin e diskutimeve, por nuk janë ata të cilët mund të ndikojnë në zvogëlimin e drejtpërdrejt të normave të interesit nga bankat.

Ndërsa sa i përket mundësisë së ndonjë marrëveshje mes bankave për mos uljen e normave të interesit për kredi, Puka tha se një gjë e tillë edhe mund të ekzistojë, mirëpo nuk ka fakte për marrëveshje të tilla.
“Mund të ekzistojnë marrëveshje të tilla, mirëpo nuk mund të konfirmojmë për këto marrëveshje, përderisa nuk kemi fakte”, pohoi ai.
Po ashtu, në bazë të hulumtimit dhe publikimit të GAP-it është vërejtur se për 6 mujorin e fundit të këtij viti, si pasojë e krizës globale financiare, ka pasur një hezitim të vogël nga bankat në lëshimin e kredive.

Pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë 7 banka dhe se ky “Bankrometër” jep detaje rreth mundësisë se marrjes së një kredie në një institucion bankar