Site icon Telegrafi

Kreditë: Rritje e kreditimit, rënie e butë e plasmanëve problematike!

Gjatë muajit shkurt, bankat kanë miratuar më tepër kredi për firmat dhe qytetarët krahasuar me muajin e parë të këtij viti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e reja të Bankës popullore për aktivitetin kreditor tregojnë rritje të kreditimit. Respektivisht, në shkurt ekspozimi i përgjithshëm kreditor i bankave ka arritur 4,51 miliardë euro ose për 23,6 milionë euro më shumë krahasuar me janarin. Ekspozimi kreditor:
Shkurt 4 515 040 650 euro,
Janar 4 491 365 853 euro

Sipas të dhënave të publikuara nga BPM, në shkurt ka rritje të kredive në denarë, ndërsa te kreditë me valuta të huaja është regjistruar rënie.

Rritje të aktivitetit kreditor ka në pjesën e amvisërive dhe në sektorin privat. Kështu, në fund të muajit të dytë borxhi i shoqërive private dhe publike ka arritur 2,51 miliardë euro dhe për një muaj ka shënuar rritje për 9,1 milionë euro. Te popullata, borxhi kreditor ka arritur 1,98 miliardë euro dhe ka rritje në nivel mujor. Borxhi kreditor i popullatës: Shkurt 1 985 008 130 euro Janar 1 969 756 097 euro Në nivel mujor është regjistruar rënie e saldove të kredive të dyshimta dhe problematike për gati se 3 milionë euro dhe i njëjti në shkurt ka arritur vlerën e 487 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version