Telegrafi

Kreditë e shpejta – fajdexhinj të legalizuar, ja çfarë thotë Avokati i popullit

Një nga problemet më të mëdha për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve janë kreditë e shpejta. Avokati I Popullit, Jovan Andonovski, në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, ka sqaruar ankesat e qytetarëve dhe cfarë kurthesh juridike fshehen gjatë premtimeve përmes telefonit se për gjysmë ore mund të kërkojnë dhe t`u mbërrijnë para të shpejta.

“Ankohen se kamata mbërrinë edhe deri në 50 apo 100% të shumës së përgjithshme që kanë marrë si kredi. Kemi një situatë ku një qytetar erdhi në zyrën time, I cili për 30.000 euro duhet të kthejë 60.000 euro. Sipas meje bëhet fjalë për fajdexhinjë të ligjshëm, kurse fajdet ndalohen me ligj. Fatkeqësisht si institucion nuk kemi kompetenca ndaj subjekteve private, por Ministria e Financave duhet të bëjë mbikqyrjen e punës së tyre” – tha Andonovski.

Avokati I Popullit, Jovan Andonovski, ka theksuar se qytetarët shfrytëzues të kredive të shpejta, përballen edhe me kërcënime dhe presione.