Site icon Telegrafi

Kreditë e lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët, hapen aplikimet në e-Albania

Mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj mund të aplikojnë tashmë për të përfituar kreditë e lehtësuara për ta.

Kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama. Ai ka bërë të ditur se e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.

“e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama shton tutje se “Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri”.

Programi i strehimit social për kreditë e lehtësuara për blerjen e banesës për punonjësit e administratës u bë i mundur falë ndryshimeve në ligjin “Për strehimin social” të cilat u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë në qershor 2023. Këto kredi do të përfitohen me interes 0% për kategoritë e mësipërme.

Aplikimi mund të bëhet duke klikuar KËTU.  /Telegrafi/

Exit mobile version