Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se norma e kredive joperformuese vazhdoi të ulet edhe gjatë tremujorit të dytë, duke zbritur në 5.3 për qind në qershor 2016.
“Përderisa edhe treguesit tjerë të shëndetit financiar vazhduan të kenë gjendje të kënaqshme”, thuhet në raportin e BQK-së, për ‘Vlerësimin tremujor të ekonomisë’, raporton Rtklive.
Sipas BQK-së norma mesatare e interesit në kredi zbriti në 7.2 për qind, duke nxitur kështu kërkesën për kredi si nga ndërmarrjet ashtu dhe nga ekonomitë familjare.
“Ndërsa, norma mesatare e interesit në depozita shënoi një ngritje të lehtë duke arritur në 1.0 përqind”, thuhet në raport. /Telegrafi/