Site icon Telegrafi

Kreditë e këqija në Kosovës 3.9%

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar niveli i kredive joperformuese në Kosovë shënoi rënie në 3.9 për qind, një shkallë e ulët krahasuar me vendet në Ballkanin Perëndimor dhe vendet në eurozonë.

“Deri në qershor 2017, sektori bankar regjistroi rënie të kredive joperformuese dhe përmirësim të mbulueshmërisë së tyre me provizione. niveli i mbulueshmerisë së kredive joperformuese me provizione shënoi rritje në 136.6 për qind. Sektori bankar vazhdon të ketë nivel të lartë të kapitalizimit, me treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit në 18.1 për qind në qershor 2017. Treguesi kyç i likuiditetit, raporti i mjeteve likuide ndaj gjithsej detyrimeve afatshkurtra, shënoi rënie në krahasim me vitin paraprak”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Në këtë zhvillim ndikoi në njërën anë rritja e detyrimeve afatshkurtra, që reflekton pjesëmarrjen më të lartë të depozitave të transferueshme në kuadër të gjithsej depozitave, si dhe rënies së mjeteve likuide, si pasojë e zhvendosjes së aseteve likuide në asete afatgjata. “Megjithatë, sektori bankar vazhdon të shfaqë pozicion të kënaqshëm të likuiditetit”, thuhet në raportin e BQK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version