Telegrafi

Kreditë e FMN-së në të ardhmen pa kushte dhe kufizime

Ato reforma paraqesin ndryshim të rëndësishëm me qëllim që FMN-ja t’u ndihmojë vendeve anëtare, që është me rëndësi të posaçme në këtë kohë të krizës gloable", deklaroi Dominique Strauss Kahn Kan drejtor i FMN.

"Fleksibilitet më të madh në marrjen e kredive me kushte më të lehta që të mundësojnë reagim më efikas të krizës së anëtareve tona. Ajo do t’u mundësojë që ta tejkalojnë krizën dhe ripërtrijnë zhvillimin e qëndrueshëm" shtoi ai.

Risi kryesore është formimi i instrumentit të ri për miratimin e kredive, linja felksibile kreditore, e cila është bërë për anëtaret në të cilat sipas vlerësimeve të FMN-së, drejtohet në mënyrë të drejtë.

Kreditë e asaj linje do të jepen pa kushte apo kufizime për shumën e të hollava që mund të huazohen. Kan shtoi se ajo do të jetë "instrument i kujdesshëm" dhe se mjetet do të mund të merren në çdo kohë.