Telegrafi

Kreditë e bankave greke në Ballkan shumë më të mëdha

Këtë e shkruan gazeta greke "Ta nea", duke shtuar se katër bankat më të mëdha greke – Banka Nacionale e Greqisë, Evrobank, Alfa dhe Pireos, të cilat fuqishëm janë të pranishme në Evropën Juglindore kanë aprovuar kredi, të cilat janë dyfish, madje edhe katë herë më të mëdha se investimet që kanë mbledhur në vendet e rajonit.

Banka qendrore është veçmas e shqetësuar për shkak të tre faktorëve të tregjeve në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedoni dhe Turqi, e ato janë rënia drastike e rritjes ekonomike, jostabiliteti valutor dhe deficiti në llogarinë rrjedhëse.