Telegrafi

Kredit e këqija 5.2 %

Tregu bankar në Kosovë gjatë vitit ka operuar me një fitim prej milionave eurove por të dhënat e fundvitit 2010 tregojnë që pjesëmarrja e kredive joperformuese në totalin e kredive është 5.2 për qind.

“Trendi i kredive joperformuese gjatë vitit ka qenë rritës, megjithëkëtë nuk mund të thuhet se është shqetësues dhe është i pranueshëm nga aspekti i rregullatorit sikurse edhe qe është një nderë indikatorët më të ultë në rajon”, tha Besnik Kada për Telegrafi zëdhënës i BQK-së.

Ai ka treguar se Shuma e depozitave është 1.931.818 mijë euro me një rritje vjetore për 10.2 për qind. Ndërkaq shuma e kredive është 1.435.405 mijë euro, me një rritje vjetore për 13.5 për qind. /Telegrafi/