Telegrafi

Kredia për Irlandën kthen besimin në treg

Franca dhe Gjermania kanë ekonomitë më të mëdha në mesin e 16 shteteve, që e përbëjnë Eurozonën si dhe përdorin euron si valutë të tyren.

Ministri i buxhetit në Francë, Francois Baroin, tha se të dy vendet janë të vendosura për ta shpëtuar euron dhe nuk do të lejojnë që ajo të jetë peng e tregjeve.

Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, ka bërë thirrje për “pak më tepër qetësi dhe pak më tepër realitet” në tregjet financiare.

Pakoja e shpëtimit e BE-së dhe e FMN-së për Irlandën, ishte pakoja e dytë e miratuar në eurozonë këtë vit. Së pari ishte pakoja për Greqinë, në shumë prej 110 miliardë euro, e miratuar në muajin maj.

Ka shqetësime në rritje se edhe disa vende të tjera të Eurozonës, para se gjithash Portugalia dhe me gjasë Spanja. /Telegrafi/