Telegrafi

Kredia për Greqinë rrit euron kundrejt dollarit

Rreth orës 02:20 GMT, euro u shkëmbye me 1,3646 dollar nga 1,3497 dollarë të premten në mbrëmje.

Vendet e zonës euro vendosën dje në dispozicion të Greqisë një plan ndihme në formën e një kredie prej rreth 30 miliardë eurosh për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së saj që ka dobësuar mbarë Evropën.

Mitul Kotecha, analist i këmbimeve valutore theksoi se "Shuma dhe kushtet e kredisë për Greqinë do të ndihmojnë në sigurimin e tregjeve”.