Kryeministri Hristijan Mickoski sot pas takimit me Shoqatën e Bankave të Maqedonisë është shprehur për kredinë prej 500 milionë eurosh nga Hungaria.
“Sot patëm një takim me shoqatën bankare të Maqedonisë për kredinë. Do ta ndaja në tre pjesë, pra për sa i përket maturimit, kohëzgjatjes, pjesa e dytë është dëshira për të marrë pjesë dhe pjesa e tretë që lidhet me normën e interesit. Nuk ka dyshim se ata duan të marrin pjesë në proces. Për sa i përket pjesës së maturimit, ne mbajtëm një qëndrim të përbashkët, deri në një periudhë mospagimi 3-vjeçare dhe një periudhë shlyerjeje deri në 15-vjeçare. Pjesa e interesit do të negociohet javën e ardhshme dhe në gjysmën e dytë do të kemi një qëndrim dhe me këtë do të përfundonim këto dhe ato mjete që të transferohen në ekonomi”, tha Mickoski.