Telegrafi

Me kredi të Bankës Botërore do të ndërtohen dhe riparohen rrugët e mbi 80 komunave në Maqedoni

Shuma prej 70 milion euro do të marrin 80 komuna në mesin e të cilave edhe Qyteti i Shkupit për ndërtimin dhe riparimin e afërsisht 450 kilometrave rrugë dhe rrugica.

Këtë sot e paralajmëroi ministri Sugareski i cili nënshkroi edhe memorandum me kryetarët e komunave.

Siç është informuar paratë janë siguruar me kredi të Bankës Botërore dhe për momentin pritet që tenderi të pranohet nga ana e bankës.

Çdo komunë do të fitojë shumë të ndryshme, ndërsa kjo do të bëhet sipas numrit të banorëve, automjeteve, sipërfaqes, por përafërsisht komunat do të kenë 500 deri në dy milion euro./Telegrafi/