Telegrafi

Kredi e Bankës Botërore për tri akse rrugore të Korridorit 10

Kredia ka të bëjë me akset Grabovicë-Gërdelicë, Vlladiçin Han-Dollni Neradovac dhe Dimitrovgrad-kufi me Bullgarinë.

Banka Botërore lajmëroi se pas negociatave të përfunduara me Qeverinë e Serbisë pritet që kredia, me afat pagese prej 20 vitesh, grejs periudhë prej tetë viteve dhe shkallë kamatore prej 1,6 për qind në vit, të aprovohet në korrik.