Kreatorja me famë ndërkombëtare, Vjollca Llapashtica ka prezantuar koleksionin e ri të fustaneve.
Në këtë koleksion ku dominon ngjyra e bardhë, prezentë janë edhe vellot e bukura të punuara me material prej rrjeti me perla prej mëndafshi.
Llapashtica tregoi se një femër e cila mendon të veshë një fustan të veçantë, atë mund ta gjen vetëm në atelienë e saj.
”Që të jesh e pazëvendësueshme duhet të jesh gjithmonë ndryshe, mos u bë skllave e të zakonshmes. Nëse dëshiron të jesh origjinal, bëhu gati të kopjohesh nga Vjollca Llapashtica”, ka pohuar artistja.
Në këtë incizim dhe fotosesion, mund t’i shihni vetëm disa kreacione ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Ndryshe, Llapashtica ka paralajmëruar edhe koleksione të tjera për këtë vit që do të vijnë gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/