Site icon Telegrafi

Kreatorja mbushi dyqanin në Londër me 90 mijë shishe plastike – tregon edhe mesazhin që deshi të përcjellë

Në vitin 2007, vetëm Britania e Madhe përdorte 10.6 miliardë qese plastike në vit, ndërsa bota ishte në prag të një revolucioni anti-plastik.

Kreatorja Anya Hindmarch ka deklaruar se jo të gjithë jemi të informuar se ku shkojnë mbeturinat tona dhe se jo të gjitha ato mund të riciklohen.

Me këtë rast ajo ka ngritur kauzën e saj lidhur me këtë çështje duke mbushur dyqanin e saj me 90 mijë shishe për të vetëdijesuar shoqërinë e gjerë në lidhje me mbeturinat plastike, përcjell Telegrafi.

“Ne mbyllëm dyqanet tona për tre ditë për Javën e Modës në Londër, dhe i mbushëm ato me 90 mijë shishe uji plastike të përdorura, gjë që është shumë e tmerrshme kur e shihni atë, mjaft tronditëse, dhe kjo paraqet gjashtë sekondëshin e konsumit botëror”, ka thënë Hindmarch.

Ekipi i Anya Hindmarch krijoi këtë vepër duke mbledhur shishe nga komunitetet e tyre lokale dhe shpreson se do të dërgojë mesazhin tek klientët e saj.

“Le të mos bëjmë gjëra të reja, le t’i përdorim përsëri ato që kemi, t’i riciklojmë dhe të jemi përgjegjës”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version