Site icon Telegrafi

Kreatorja Drenusha Xharra përkujdeset për veshjen e fotografes së njohur italiane, Nima Benati

Ajo është e njohur për punën me markat globale të modës dhe agjencitë e ndryshme duke përfshirë: “Puma”, “Stephen James”, “Tom Ford” e më shumë.

Bëhet fjalë për bukuroshen Nima Benati, fotografen e njohur italiane të modës, e cila ka marrë vëmendje në një nga paraqitjet e fundit.

E njëjta në festivalin e 78-të të filmit në Venecia është veshur nga kreatorja e njohur kosovare, Drenusha Xharra.

Nima Benati (Foto: Instagram)

Në disa postime që ka ndarë në InstaStory, modelja shfaqet duke bërë rrotullime teksa prezanton modelin që ka përzgjedhur.

Ajo mes tjerash e ka falënderuar kreatoren për fustanin e veçantë që ia realizoi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drenusha Xharra

“Faleminderit Moët & Chandon që më lejuat ta jetoj një ëndërr tjetër: Ecja në tapetin e kuq në premierën e Dune në Festivalin e 78-të të Filmit në Venecia. Si një entuziaste e filmit, një fanse e Denis Villeneuve, ka qenë një natë për t’u mbajtur mend përgjithmonë”.

“Mezi pres që të gjithë ta shihni në kinema, një kryevepër absolute”, ka thënë më tej Benati.

Drenusha përndryshe deri më tani ka bashkëpunuar me një sërë yjesh ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version