Telegrafi

Kreatori më i vjetër i modës në botë: I ka 97 vjet, perandorinë e modës, miliona para dhe nuk dëshiron të ndalet! (Video)

Shtëpinë e vet të modës e ka hapur nga fundi i vitit 1949

“Siç po e shihni, këtu jam”, ka thënë me shaka Pierre Cardin në një intervistë për agjencinë France- Presse, gjatë së cilës ka evokuar kujtimet, mirëpo ka folur edhe për krizën e tashme të “jelekëve të verdhë”, transmeton Telegrafi.

Cardin ka thënë që është i lodhur dhe që më nuk do të shkojë çdo ditë në atelienë e vet, e cila gjendet përballë rrugës së Pallatit Presidencial Élysée në Paris, mirëpo ka shtuar që ende vazhdon të vizatojë.

Kreatori, i cili më 2 korrik i mbush 97 vjet, ka thënë që ende nuk do të tërhiqet, sepse po përgatitet të bëhet këtë verë mikpritës i Festivalit të 19-të artistik, të cilin ai e ka themeluar në Pallatin Lacoste në jug të Francës!

Festivali i cili mbahet në Pallatin e dikurshëm Marquis de Sade, i cili tani është në pronësi të Cardinit, i është përkushtuar teatrit, vallëzimit dhe operës.

Cardin më 1946 ka filluar të punojë në shtëpinë e modës së Christian Diorit dhe atëherë i ka kontribuuar lindjes së “dukjes së re” të famshme të pasluftës.

Shtëpinë e vet të modës e ka hapur nga fundi i vitit 1949. Cardin është i njohur edhe si ndërmarrës i jashtëzakonshëm, perandorinë e vet e ka zgjeruar në gjithë botën.

Në video-xhirimin e vet mund të shihni gjithë intervistën:

/Telegrafi/