Telegrafi

Kreatori kosovar vesh aktoren amerikane në Oscars 2017 (Foto)

Listës së kosovarëve të cilët kanë shpërthyer në skenën ndërkombëtare tani i është bashkëngjitur edhe kreatori kosovar Valdrin Sahiti.

Ky i fundit përpos kreacioneve që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë për shumë fytyra të njohura publike, tani ka depërtuar edhe në skenën më të madhe të filmit në botë, ceremoninë e çmimeve Oscars 2017.

Është aktorja amerikane Yvonne Orji, ajo që ka vendosur që kalimin e saj në tapetin e kuq të Oscars ta bëjë me fustanin e krijuar nga kosovari Valdrin Sahiti, transmeton Telegrafi.

Yvonne Orji njihet për krijimin dhe rolin e Molly në serialin e HBO, Insecure (2016), The Conversation: Talk Show Series (2016) si dhe Sex (Therapy) with the Jones (2013).

Në statusin e saj ku ajo ka reklamuar fustanin e saj të bërë nga Valdrin Sahiti, Orji ka thënë se ka vendosur të bëhet “e artë”.

Asaj me sa duket i ka pëlqyer shumë krijimi i Valdrinit, sepse fustanit të saj ngjyrë ari ia ka kushtuar disa fotografi.