Site icon Telegrafi

Kreativ Qeramika hap showroom-in online

Nuk ka orar. Gjithmonë janë online. Vizito showroom-in e Kreativ Qeramikës online dhe blej nga rehatia e shtëpisë apo zyrës tënde. Pllakat, pajisjet sanitare, hamamet dhe saunat e brendeve më të njohura botërore janë pjesë e showroom-it më kreativ në Kosovë. Te Kreativ Qeramika gjen produkte që shkojnë përtej standardit të zakonshëm në vend.

Data e 9 prillit nuk e shënon vetëm përvjetorin e aprovimit të Kushtetutës së Kosovës por edhe ditën kur Kreativ Qeramika e hap showroom-in online duke u mundësuar klientëve që të zgjedhin, porositin dhe të paguajnë pa patur nevojë që të vijnë fizikisht në mjediset e kompanisë. E gjitha kjo në kohë reale.

Kohë më parë Kreativ Qeramika, duke i parë trendet botërore të digjitalizimit dhe kalimit online, ka punuar që të jetë edhe në internet por jo vetëm përmes rrjeteve sociale dhe uebfaqes klasike. Procesi i kalimit me showroom online është planifikuar para përhapjes së pandemisë së virusit covid-19 në Kosovë. Vendosja e masave kufizuese më 7 prill  vetëm se i ka dhënë një shtytje shtesë Kreativ Qeramikës që të jetë e pranishme edhe online.

Por rezultatet e pritura nuk vijnë pa shpenzuar kohë, mund, ide, kreativitet për të qëndruar pranë blerësve tanë besnikë dhe tërheqjes së klientëve të rinj. Ashtu siç nuk është proces i lehtë hartimi i një kushtetute, sfida në vete bart edhe krijimi i një showroom-i online të pllakave dhe aksesorëve të ndryshëm kushtuar banjos ku secili e kërkon dhe e gjen të pazakontën.

Inovacioni, e pazakonta, klientët. Këto tre fjalë janë boshti i funksionimit të Kreativ Qeramikës në kohë jo të lehta duke u mundësuar klientëve kërkimin, gjetjen, porositjen dhe blerjen e të pazakontës online në kohë reale.

Prandaj nga sot ju mund të na vizitoni edhe në www.kreativqeramika.com

Exit mobile version