Telegrafi

Kravitz e ka publikuar këngën e re, pjesë të të cilës i ka kënduar Jackson

(Foto: Getty Images)

Lenny Kravitz e ka lansuar këngën e re me titull “Low”, e cila do të jetë pjesë e albumit “Raise Vibration”.

Fansat janë interesuar shumë sidomos pasi disa pjesë të këngës Lenny i ka kënduar së bashku me legjendën Michael Jackson.

Në fillim shumëkush kishte menduar se Kravitz është përpjekur ta imitojë ‘Mbretin e muzikës pop’, mirëpo më pas ai ka treguar se kur e ka përgatitur këngën, Jackson ka kënduar bashkë me të.

Michael Jackson ndërroi jetë në vitin 2009 (Foto: Getty Images)

54-vjeçari gjithmonë ka qenë fans i muzikës së ikonës së muzikës pop. Që si fëmijë, ai kishte marrë pjesë ne koncertin e “Jackson 5” në New York, ndërsa në vitin 2001 e kishte realizuar ëndrrën duke bashkëpunuar me Michael.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Michael Jackson

Asokohe edhe i kishin ideuar pjesët e këngës “Low” , të cilën Kravitz ka vendosur ta publikojë nëntë vjet pas vdekjes së Jackson.

Në prag të publikimit të albumit të 11-të me radhë, Lenny ka refuzuar të bashkëpunojë me hitbërësit modernë, sepse dëshiron që të ruajë imazhin e tij.

Lenny Kravitz vazhdon t’i qëndrojë besnik stilit të tij (Foto: Getty Images)

“Asnjëherë nuk kam punuar në atë mënyrë, duke i ndjekur trendet apo duke bërë atë që mendojnë njerëzit se duhet ta bëj. Gjithmonë kam bërë muzikën që del natyrshëm nga unë. Çfarë të bëj? Të krijoj kurthe përmes këngës? Jo, nuk më pëlqen kjo gjë. Unë duhet të mbetem vetja”, ka thënë Kravitz.

Albumi “Raise Vibration” do të lansohet më 7 shtator, ndërsa detajet tjera do të bëhen të ditura në javët në vijim. /Telegrafi/