Site icon Telegrafi

Kratova investon në turizëm manastiresh (Video)

Turizmi fetar po bëhet degë e rëndësishme e turizmit alternativ në Kratovë. Numër më i madh besimtarësh, vendor por edhe të huaj vizitojnë kishat “Sveti Johan”, “Sveti Nikolla” dhe “Sveti Gjorgji”, në Kratovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeverisja lokale dhe kryetari, Andonovski, punojnë intenzivisht në zhvillimin e turizmit të manastireve dhe ditëve të fundit janë lëshuar në përdorim konaqet e manastirit “Sveta Petka”, në fshatin Kavrak.

Ky manastir viteve të fundit tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa prej tani do të ofrojë edhe hapësirë për qëndrim për pelegrinët./Telegrafi/

Exit mobile version