Telegrafi

Krateri 10 metra i gjerë dhe 4 i thellë shkaktohet nga shpërthimi i bombës nga Lufta e Dytë Botërore (Foto)

Një krater prej 10 metrave i gjerë dhe 4 i thellë është shfaqur në një fushë në pjesën qendrore të Gjermanisë, e cila me sa duket është shkaktuar nga shpërthimi në mes të natës i një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Policia gjermane ka njoftuar se krateri është zbuluar të shtunën mbrëmje në afërsi të Limburgut, dhe nuk ka indikacione se është shpërthyer nga veglat bujqësore, transmeton Telegrafi.

Banorët e zonës përreth kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. Nuk raportohet për të lënduar, kurse mediat gjermane raportojnë se krateri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombe.

Kujtojmë se edhe pse kanë kaluar më shumë se 70 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, bomba të pashpërthyera vazhdojnë të gjenden në zona të ndryshme të Gjermanisë. /Telegrafi/