Telegrafi

Krasta: Bordi i RTK-së nuk më kërkoi të shkarkoj Rilind Gërvallën

Zëvendësdrejtori i RTK-së Adi Krasta ka deklaruar se Bordi i RTK-së nuk i ka kërkuar në mënyrë formale shkarkimin e Drejtorit të RTK-së Rilind Gërvalla dhe atyre që patën ndikim në raportimin e lajmit të rrejshëm të Slobodna Bosnës, shkraun Insajderi.

Ai ka deklaruar se nuk i është kërkuar shkarkimi i Gërvallës nga ish kryetari i Bordit, Besnik Boletini i cili dha dorëheqje ditë më parë.

“Nuk më ka kërkuar në mënyrë të autorizuar nga Bordi, nuk e ka kërkuar në mënyrë formale. Në mënyrë jo formale nuk ka rëndësi fare nëse e ka kërkuar ose jo”, tha Krasta.

Lidhur me rastin, Krasta thotë se nuk është me nxitim marrja e vendimeve dhe shkarkimeve. Sipas tij është në proces e sipër shqyrtimi I gjithë ngjarjes.

Sipas tij, RTK nuk është sensacion.

“Është kapërcim i madh, duhet bërë analizën. Nuk kam qëllim të jem i pjesshëm. Komisioni e ka bërë ngjarjen e parë tani do jetë ngjarja e dytë, pastaj të flas të bordi. Bordi është shpërbërë nga fshehja. Mirë do ishte të qëndroni atje të përballeshin. Duhet të qëndrosh në bord kur ke raste të vështira. Ne Nuk bëhemi sensacion”, deklaroi ai.