Telegrafi

Krasniqi viziton Hanin e Elezit, ofron mbështetjen e Qeverisë pas dyshimeve për helmim të ujit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar Komunën e Hanit të Elezit për të ofruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me dyshimet për helmimin e ujit në këtë Komunë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se Krasniqi ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Hanin e Elezit për të siguruar ujin e pijes për qytetarët e kësaj komune.

Lexo po ashtu Helmimet nga uji i pijes në Kaçanik, bie numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore

“Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizimin me barna nga lista esenciale në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pijshëm nga MBP-AME”, thuhet në komunikatën për media.

Krasniqi ka vizituar gjithashtu fshatin Gorancë në të cilin nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar një mjek dhe dy infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.

Komuna e Kaçanikut dhe ajo e Hanit të Elezit, tash e disa ditë po përballen me helmim të qytetarëve, që dyshohet te ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm.

Gjatë javës së kular në QKMF-në në Kaçanik kanë kërkuar ndihmë mjekësore më shumë se 300 qytetarë.

Ndërsa, në Han të Elezit, gjatë 24 orëve të fundit ndihmë mjekësore kanë kërkuar 108 qytetarë, të cilët kanë pasur simptoma të barkqitjes, vjelljes dhe temperaturë. /Telegrafi/