Liridon Krasniqi është duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën e tij Kedah.
Skuadra e mesfushorit nga Kosova ishte mysafire tek PKNS në javën e katërt të kampionatit malajzez.
Kedah arriti fitore tejet të rëndësishme me rezultat 3-4.
Verdh e gjelbërtit ishin në disavantazh dy herë 1-0 dhe 2-1 por që në fund e fituan takimin falë Krasniqit.
Mesfushori fantastik fillimisht barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 34-të duke shënuar një gol të bukur nga pika e bardhë.
E goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm pasi me tu futur në zonën e rreptësisë, Liridoni goditi fuqishëm duke ngritur në këmbë tërë tifozët e pranishëm në stadium.
Pas golit të shënuar Krasniqi festoi me shqiponjë në drejtim të dy familjarëve të tij që kishin shkuar në vizitë në Malajzi.
Si duket anëtarët e familjes po i sjellin fat Liridonit, pasi edhe më parë kur e kanë vizituar prindërit dhe motrat djaloshi nga Vitia ka shënuar gola dhe ka fituar trofe.
Me ardhjen e trajnerit të ri te Kosova, mbetet të shihet nëse ai do të vendos ta ftoj Krasniqin i cili momentalisht është ndër lojtarët më në formë të Kosovës.
Pas fitores ndaj PKNS, skuadra e Liridonit është në pozitën e gjashtë në tabelë me gjashtë pikë të grumbulluara dhe ndodhet vetëm tri pikë larg pozitës së parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ax9P0K1U_k4