Ki i fundit në kampionatin Evropian për U-18 u shpall lojtari më i mirë dhe e ndihmoi Turqinë që të fitojë këtë kampionat. Prishtinasi Spahiu si i vogël ka nisur karrierën në Kosovë, dhe më pas është shpërngulur në Turqi. Ai aktualisht është lojtar i skuadrës Tofash.
Ministri Krasniqi e ka përgëzuar Kenanin dhe familjen e tij për sukseset e arritura duke thënë se përveç një sukses i tij personal dhe familjar, gjithë kjo e arritur deri tash është edhe një sukses i Kosovës, pasi ai në fakt është një i ri që ka dalë nga skuadrat e Kosovës në basketboll, njofton Express.
Ai tha se paraqitjet e fundit të Kenanit janë përcjellë nga mbarë opinioni vendor dhe të gjithë janë ndjerë krenarë që edhe një i ri nga Kosova po ec suksesshëm në basketbollin botëror duke shtuar se dita ditës Kosova po bëhet një emër që po nxjerrë gjeneratën e re në shumë sporte dhe këta të rinj po shndërrohen në një imazh të mirë për vendin tonë.
Nga ana e tij, basketbollisti Kenan Spahiu u shpreh i nderuar për pritjen dhe falënderoi ministrin dhe gjithë komunitetin e sportit në Kosovë për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë ngritjes së tij në karrierë.
Ai foli për sfidat që e kanë përcjellë deri tash dhe potencoi se ai më shumë krenari në çdo paraqitje të tij e potencon se nga cili vend vjen dhe gjithmonë synon që me mundësitë e tij, të hapë rrugë për afirmimin edhe të talenteve të tjerë në basketboll. /Telegrafi/