Site icon Telegrafi

Krasniqi: I tronditur thellë me sulmin makabër në Deçan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar për vrasjen që ndodhi këtë mbrëmje në Gllogjan në Deçan ku mbetën të vraë dy persona, dy prej tyre nxënës.

Krasniqi ka thënë se është i tronditur nga ky sulm makabër.

Ai ka ftuar organet përgjegjëse të sigurisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj ta sjellin para drejtësisë.

“I tronditur thellë me sulmin makabër në Deçan! Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version