Site icon Telegrafi

Krasniqi, trajner i ri i RTV 21

Gazeta Express ka mësuar se klubi i RTV 21 ka larguar nga detyra trajnerin Adin Adinoviq. Kurse, trajner të ri të ekipit ka emëruar strategun Arben Krasniqin.

“Arben Krasniqi do të jetë trajner i ri i RTV 21”, ka thënë burimi brenda klubit prishtinas, por që ka dashur të mbetet anonim.

Ndërkohë, Gazeta Express ka provuar ta kontaktoj drejtorin e klubit të basketbollit RTV 21, Leart Hoxha, dhe trajnerin Arben Krasniqi, por kjo ka qenë e pamundur pasi asnjëri nga ta nuk e ka hapur telefonin.

Arben Krasniqi, i cili një kohë ka qenë edhe selektor i Përfaqësueses së Kosovës bë basketboll, nga sezoni i kaluar ishte i papunë pasi ishte larguar nga Sigal Prishtina.

Krasniqi është trajneri më i trofeshëm kosovar. Ai për disa vite me radhë ka qenë i pa konkurrencë në basketbollin kosovar me Sigal Prishtinën, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Pas pesë xhirove të kaluara në ETC Superligë, skuadra e RTV 21 gjendet në vendin e katërt në renditjen tabelore me 7 pikë të tubuara. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version