Telegrafi

Krasniqi thotë se taksa do të mbetet nëse Qeverinë e ardhshme do ta udhëheq Kadri Veseli

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do të mbetet, nëse Qeverinë e ardhshme do ta udhëheq kreu i PDK-së.

“Fatkeqësia është se taksa është bërë “jorgan” për t’i mbuluar çështjet e tjera dhe problemet e tjera në Kosovë, kur e kemi vendos këtë tarifë është vendosur si mjet kundërshtimi për agresionin diplomatik dhe kjo tani është bërë si qëllim e jo si mjet, kryeministri Ramush Haradinaj e ka kthyer në qëllim, ne e kemi pas një propozim në koordinim me aleatët e Kosovës për suspendim të taksës”, është shprehur Krasniqi në Debat Plus të RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se, gjatë ditës së djeshme shtetet e Quintit kanë kërkuar nga Kosova që të largojnë taksën 100 për qind dhe të rifillohet dialogu me Serbinë.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se ato janë bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal./Telegrafi/