Site icon Telegrafi

Krasniqi të largohet nga Kastrioti?

Për dallim nga skuadrat tjera të cilat në përbërje kishin edhe basketbollistë të huaj, kjo nuk mund të thuhet për Kastriotin, skuadër që në pjesën më të madhe luajti pa të huaj, pasi edhe amerikani, Bryce Enamus Cartwright, u largua para kohe. Kur kësaj i shtohet fakti se kishte edhe basketbollistë të lënduar, atëherë është e qartë se pozita e fundit ishte e pashmangshme për këtë skuadër.

“Më 15 janar e kemi takimin dhe do të shohim se çka do të ndodhë. Unë nuk mund ta vazhdoj punën me përbërje të tillë, pasi mungon cilësia dhe nuk jemi të barabartë me skuadra tjera që kanë edhe basketbollistë të huaj. Në fakt, basketbollistët e huaj janë ata që po e bëjnë diferencën dhe kjo neve na mungon. Unë kam kërkuar tri përforcime dhe nëse kjo ndodh atëherë mund të bëjmë diçka, në të kundërtën nuk kam arsye të vazhdojë me këtë skuadër pasi në këtë mënyrë nuk vjen në shprehje puna ime e as angazhimi i lojtarëve”, tha Krasniqi, sipas të cilit “nuk do të thotë të angazhojmë vetëm lojtarë të huaj, mund të përforcohemi edhe me vendorët, por ata të kenë cilësi.

Pse të mos e angazhojmë Urim Zenelin nëse ai nuk mund të kontribuojë sa pritet në RTV 21, apo ndonjë basketbollit nga Sigal Prishtina”. Nga 14 ndeshjet e zhvilluara, Kastrioti ka shënuar 2 fitore, ka pësuar 12 humbje dhe ka tubuar 16 pikë, duke u renditur në vendin e 8-të. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version