Site icon Telegrafi

Krasniqi: Të drejtat e njeriut janë në bazamentin e shtetit të Kosovës

Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e shënimit të Ditës së të Drejtave të Njeriut tha se të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit të Kosovës dhe të gjithë, pa dallim, institucionet qendrore e lokale, organizatat, shoqëria e individët duhet të përkushtohen çdo ditë për avancimin e këtyre të drejtave.

Krasniqi në një postim në Facebook thekson se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe me të drejta të barabarta dhe njësoj duhet që ta jetojnë tërë jetën e tyre.

“Ky është boshti i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor 1948, e që njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Në Kosovë, si një popull që ka vuajtur shumë gjatë mungesën e lirive themelore, arsimimin, lirinë e shprehjes, të punës e madje edhe të jetës, duhet të dimë më së miri që të njëjtat të mos ia mohojmë askujt”, shkruan ai. /Telegrafi/

Exit mobile version