Telegrafi

Krasniqi takon Sarrazinin: Për PDK-në, është tejet e rëndësishme që BE të heqë sanksionet ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në selinë e partisë ka pritur në një takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Zhvillimet politike në vend dhe rajon ishin tema të diskutimit tonë, për të cilat shkëmbyem qëndrimet tona.

“Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë më së shumti qytetarët tanë”, ka njoftuar Memli Krasniqi në Facebook.

“PDK, si përherë, me bashkëpunim dhe përgjegjësi, do të angazhohet të ruaj interesin e shtetit, të qytetarëve dhe perspektivën e saj evropiane”, deklaroi tutje i pari i PDK-së./Telegrafi/