Site icon Telegrafi

Krasniqi takon ambasadorët: I sigurova se PDK-ja do të luaj rol konstruktiv në kohën kur Kosova po përballet me sfida

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në selinë e partisë të mërkurën ka pritur Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu.

Në takimin e përbashkët, Krasniqi ka njoftuar se është diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.

Po ashtu, ai ka thënë se i ka siguruar ambasadorët se PDK-ja do të luajë rol konstruktiv në sfidat e Kosovës.

“Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të shtetit tone”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version