Site icon Telegrafi

Krasniqi takoi drejtuesit e rinj të FBK-së

Në këtë takim njoftues u bisedua për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, të arriturat në këtë sport në vendin tonë si dhe punët e sfidat në të ardhmen të basketbollit kosovar me theks të veçantë të ngritjes së cilësisë dhe ndërkombëtarizimit me të drejta të plota në federatat përkatëse evropiane e botërore të këtij sporti.

Ministri e ka uruar Belegun dhe Bordin e FBK-së për zgjedhjen e tyre në krye të basketbollit kosovar dhe shprehu besimin e tij që gjatë këtij mandati ata do të arrijnë ta avancojnë këtë sport të popullarizuar, me theks të veçantë tek puna me gjeneratat e reja dhe përfaqësimi dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, ministri Krasniqi ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të MKRS-së për ta ndihmuar FBK-në. Ndërsa, kreu i FBK-së, Erolld Belegu e falënderoi ministrin Krasniqi për pritjen dhe për gatishmërinë e tij për mbështetje dhe shprehu bindjen që edhe në të ardhmen FBK do të ketë mbështetjen e MKRS-së.

Gjithashtu, Belegu e informoi ministrin Krasniqi për aktivitetet dhe planet që ka për të ardhmen në funksion të përmirësimit të kushteve dhe ngritjes së cilësisë së basketbollit kosovar.

Ndërkaq, të dy u pajtuan që përfaqësimi i vendit tonë me dy ekipe të basketbollit në Ligën Ballkanike është një shpresë që ky sport të dëshmojë nivelin e duhur në arenën ndërkombëtare dhe se do të jetë një hap i mirë drejt thyerjes së barrierave ekzistuese edhe në basketboll. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version