Telegrafi

Krasniqi takohet me nënkryetarin e PE-së, flasin për demokracinë lokale dhe reformat e qeverisjes vendore

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka takuar nënkryetarin e parë të Parlamentit Evropian, Othmar Karas.

Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Ai ka thënë se me nënkryetarin e PE-së ka diskutuar për demokracinë lokale, konkretisht shërbime të ndryshme për reformave.

“Z. Karas është gjithmonë i përkushtuar për ta pozicionuar PE-në si zërin e të gjithë qytetarëve. Folëm për demokracinë lokale, shoqërinë civile, shërbime efektive për qytetarët përmes iniciativave të ndryshme dhe reformave të qeverisjes vendore”, shkroi minsitri.

Ndërkaq, ditë me parë Krasniqi është pritur në takim edhe nga eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl.

Krasniqi, ka falënderuar atë për përkrahjen e tij të vazhdueshme në përshpejtimin e agjendës së integrimit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian./Telegrafi/