Telegrafi

Krasniqi takohet me Hetemin, diskutuan për zhvillimet në Komunën e Leposaviqit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka takuar sot kryetari e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Krasniqi këtë e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook duke treguar po ashtu se Hetemi ka emëruar katër drejtor në komunën që ai drejton.

“Në takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast Kryetari më njoftoi për vendimet e fundit.

Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri”, ka thënë Krasniqi.

Tutja Krasniqi ka falënderuar Hetemin për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim. /Telegrafi/